Na ndiqni në:

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm takon liderin e opozitës Basha dhe ish-Kryeministrin Berisha

Tiranë, 14 Shtator 2017 - Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës se Kosovës, z. Behgjet PACOLLI, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë, përpos takimeve me liderët institucional ka takuar edhe Kryetarin e Parisë Demokratike dhe njëherësh lider i opozitës, z. Lulzim Basha si dhe ish-Kryeministrin z. Sali Berisha.

Në të dyja këto takime është diskutuar lidhur me progresin e arritur në marrëdhëniet në mes dy vendeve tona, si dhe lidhur me intensifikimin e përpjekjeve të reja nga të dyja anët për të avancuar edhe më tej fuqizimin e marrëdhënieve.

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, ka shprehur kënaqësinë e tij lidhur me takimin me Zëvendës-Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Behgjet PACOLLI, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në të gjitha proceset, nëpër të cilat po kalon Kosova.

Z. Basha, gjithashtu, ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe ka kërkuar heqjen e barrierave tregtare si dhe lehtësimin e lëvizjeve kufitare.

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, gjatë takimeve me liderin e Partisë Demokratike ka përkrahur idenë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik përmes krijimit të pikave të përbashkëta doganore, sikurse ajo në Durrës, si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve nga të dyja anët.

Në ndërkohë, gjatë takimit me Ish-Kryeministrin Berisha, ky i fundit i ka uruar sukses Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Pacolli për detyrën e re, duke shprehur besimin që ai dhe qeveria e tij do të kenë sukses, veçanërisht në fushën e njohjeve, në të cilën, sipas tij, në dy vitet e fundit ka pasur stagnim.

“Njohjet janë të rëndësishme për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, posaçërisht atë qeverisëse që t’i respektojnë marrëveshjet. Marrëveshjet në planin e brendshëm dhe ato në nivelin rajonal duhet të respektohen. Prej marrëveshjeve Republika e Kosovës përfiton”, ka thënë Berisha.

Të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik pa barriera në mes dy vendeve dhe të hekurudhës, si ndërlidhje të ekonomisë së Kosovës me portet.

Në fund të takimeve, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli i ftoi z. Berisha dhe z. Basha që ta vizitojnë Kosovën.

Zëvendës ministrja Vuniqi kërkon mbështetjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave për Kosovën, konfirmon përmbushjen e kritereveMinistri i jashtëm Pacolli do të flasë në panelin kushtuar financimit të terrorizmit, për punën e Kosovës në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në InterpolMinistri i Jashtëm Pacolli uron miratimin e Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, shpreh gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeveMinistri i jashtëm Pacolli merr pjesë në Panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për të tharë burimet e financimit të terrorizmit, drejtuar nga ministri i jashtëm francez, së bashku me shumë homologë, Presidentin e Bankës Botërore, etj