Na ndiqni në:

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takohet me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës z. Behgjet PACOLLI, ka realizuar vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, gjatë së cilës ka takuar liderët institucional, filluar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta dhe Kryeministri, Edi Rama 

Gjatë këtyre takimeve, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet PACOLLI, me liderët institucional shqiptar ka diskutuar çështje të interesit të përbashkët.

Përveç, diskutimit rreth koordinimit të përpjekjeve të përbashkëta në rrafshin diplomatik, e posaçërisht forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës është diskutuar edhe për çështje të përbashkëta rreth lehtësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik.

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve te Jashtme, z. Behgjet Pacolli, gjatë takimeve me liderët institucional shqiptar ka propozuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes krijimit të pikave të përbashkëta doganore, sikurse ajo në Durrës si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve nga të dyja anët.

Për këtë është dakorduar me palën shqiptare që të punohet në menaxhimin e përbashkët të  kufirit sipas standardeve evropiane.

Gjithashtu, me propozimin e Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli,  është dakorduar mbajtja e takimit të përbashkët të dy qeverive më 27 Nëntor 2017, me rastin e hapjes së Vitit të Skënderbeut.

Vazhdimi i hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike dhe konsullore me Republikën e Shqipërisë në Kopenhagë dhe Hamburg, si dhe blerja e godinave të përbashkëta është diskutuar, gjithashtu. 

Ministri i jashtëm Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në PrizrenKomunikatë për mediaZëvendësministri Dedaj priti përfaqësuesit e Rotary Klubit AmerikaneZëvendëskryeministri Pacolli fton kompaninë e njohur Paul Wurth S.A. për investim në Kosovë