Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli takoi të Ngarkuarin e Përkohshëm me Punë të Gjermanisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka vazhduar takimet me Korin Diplomatik, duke e pritur në një takim të ndarë të Ngarkuarin e Përkohshëm me Punë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, z. Jan-Axel Voss.

Me këtë rast, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli ka pranuar urimet më të sinqerta nga shteti gjerman nëpërmjet përfaqësuesit më të lartë diplomatik të këtij shteti në Kosovë, pas zgjedhjes së tij si Zëvendës-Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm.

Nga bashkëbisedimi me diplomatin gjerman, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka marrë zotime se Gjermania, si një shtet aleat dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës do të vazhdojë dhe shtojë përpjekjet e saj për mbështetjen e palëkundur gjermane ndaj vendit tonë përkitazi me forcimin legjitimitetit ndërkombëtarë; avancimin e proceseve të integrimit Euro-Atlantik, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

Në margjina të këtij takimi një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe rritjes së mëtejme dhe hapjes së mundësive të reja të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, me fokus të veçantë nëpërmjet formatit të Investimeve të Huaja Direkte.  

Kosova përfaqësohet në ceremoninë e betimit të Presidentit të Paraguait Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sjelljen destruktive të Beogradit kundrejt qytetarëve dhe zyrtarëve të Republikës së KosovësBosnja dhe Hercegovina nuk duhet ta ngatërrojë sportin me politikënKosova mbështet integritetin teritorial të Mbretërisë së Marokut