Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli takoi Ambasadoren e Turqisë, ri-konfirmohet mbështetje dhe bashkëpunimi dypalësh

Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Ambasadorja Kiliç ka përgëzuar Ministrin Pacolli, me rastin e marrjes së detyrës së re, duke ri-konfirmuar, në emër të shtetit të saj mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Turqisë në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtarë, përfshirë integrimin në strukturat euro-atlantike dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli pasi që ka falënderuar Ambasadoren Kiliç për mbështetjen e deritanishme dhe të palëkundur që Turqia i ka dhënë vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit. Pacolli ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në fushat e interesit dy-palësh ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjatë takimit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë reflektuar dhe ri-theksuar vullnetin e dyanshëm për ngritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe në fusha të interesit të përbashkët.

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin e ulët dhe qyqar në LondërZëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takon homolugun e tij të Emiratave të Bashkuara Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed bin Sultan Al NayaPacolli edhe sot po vazhdon me agjendën e ngjeshur në kuadër të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme në New YorkTakimet e Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së