Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli takoi Ambasadoren e Kroacisë, vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim, Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović.

Qëllimi parësor i këtij takimi ishte më shumë i karakterit të kortezisë, nëpërmjet, të cilit Ambasadorja Kapitanović i ka përcjellur Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm z. Pacolli urimet e qeverisë kroate me rastin e zgjedhjes dhe pranimit të detyrës së re.

Në vijim të këtij takimi, Ambasadorja kroate ka ri-konfirmuar vazhdimin e përkrahjes së fuqishme të shtetit të saj sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës; avancimit të proceseve të integrimit Euro-Atlantike, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri I Jashtëm, z. Pacolli fillimisht e ka falënderuar Ambasadoren Kapitanović për mbështetjen konsistente të shtetit dhe popullit kroat ndaj proceseve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi ynë dhe më pas e ka njoftuar me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës duke filluar nga përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët; shtimin e përpjekjeve dhe angazhimeve diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fokusimi më i madh në Diplomacinë Ekonomike.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimin dhe vullnetin e dy-anshëm dhe janë pajtuar për ruajtjen, intensifikimin dhe hapjen e urave të reja bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin e ulët dhe qyqar në LondërTakimet e Zv/Kreministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-sëZëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm takon liderin e opozitës Basha dhe ish-Kryeministrin BerishaZv/Kryeministri i parë dhe ministri Jashtëm Behgjet Pacolli, takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë