Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve z.Greg Delawie

Prishtinë, 12 shtator 2017 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie.

Duke e falënderuar ambasadorin për vizitën, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Behgjet Pacolli bashkë me ambasadorin Delawie kanë diskutuar për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Republikës së Kosovës. Z. Pacolli gjithashtu kërkoi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës z.Behgjet Pacolli ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve gjatë gjithë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës.

Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, Pacolli ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, Pacolli ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve. “Mbështetja e SHBA-ve në proceset e shtet ndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.  

Sqarim lidhur me intervistën e Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z.Behgjet Pacolli dhënë mediumit zviceran SRFZv/Kryeministri Pacolli zyrtares së lartë të BE-së: Liberalizoni vizat që të rinjtë e Kosovës të dalin nga izolimiKomunikatë për mediaZv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takohet me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama