Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka pritur ambasadorët e Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë

Prishtinë, 11 shtator 2017 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Ruairi O`Connell si dhe ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemajl Minxhozi.

Duke i falënderuar ata për vizitën, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Behgjet Pacolli diskutoi për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për prioritetet në politikën e jashtme të Kosovës.

Z. Pacolli ka veçuar angazhimet e mëdha që i presin institucionet në përmbushjen e agjendës evropiane, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme të këtyre shteteve për zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës.

Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Ministri Pacolli theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me këto vende.

Kongresmeni Engel njeh kontributin e Ministrit Pacolli për njohje, Pacolli kërkon shtimin e prezencën amerikaneZëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli pjesë e takimeve me krerët e lartë të BE-së në BrukselFjalimi i plotë i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z Behgjet Pacolli, në konferencën “NATO dhe Ballkani PerëndimorZëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli merr pjesë në përurimin e liqenit akumulues në lumin Ibër