Na ndiqni në:

Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, pranon detyrën zyrtare si Ministër i Jashtëm

Prishtinë, 11 Shtator 2017 - Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, ka pranuar sot detyrën zyrtare si Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Jashtëm të deritanishëm, Emanuel Demaj, gjatë një ceremonie zyrtare të pranim-dorëzimit, e cila u zhvillua në ambientet e Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Me rastin e pranim-dorëzimit, Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Jashtëm, Demaj fillimisht i ka uruar mirëseardhje Ministrit të ri të Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke e informuar atë mbi gjendjen e aktuale në këtë Institucion, por edhe mbi detyrat dhe angazhimet e proceset e rëndësisë së veçantë, që e presin Ministrinë e Jashtme gjatë periudhës në vijim.

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka falënderuar z.Emanuel Demaj si dhe lidershipin tjetër të MPJ-së për punën, angazhimin dhe përkushtimin e deritanishëm.

Në vijim, ai u zotua për bashkëpunim të plotë dhe profesional me të gjithë zyrtarët në këtë Institucion, duke i theksuar në veçanti disa nga parimet kryesore të qeverisjes dhe lidershipit të tij që mbështeten në vlerat njerëzore, por duke i dhënë një rëndësi të veçantë edhe kualitetit, angazhimit dhe përkushtimit të plotë në punë.

“Sinqeriteti, besimi dhe vlerat tek njerëzit janë shumë me rëndësi. Shpresojmë shumë, që secili që punon bashkë me mua, në fund të ditës do të llogaris se ku e ka shpenzuar kohën. Ne do të kultivojmë kualitet”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z.Behgjet Pacolli.

Fjalimi i plotë i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z Behgjet Pacolli, në konferencën “NATO dhe Ballkani PerëndimorKomunikatë për mediaZëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi: Kosova do të zbatojë obligimet e MSA-së përkitazi me cilësinë e ajritMinistri Pacolli takon shkrimtarin Kadare-Kadare: Pacolli ka vënë në shërbim të Kosovës, emrin, autoritetin dhe personalitetin e tij