Na ndiqni në:

Hoxhaj në Samitin e Triestes: Zhvillimi ekonomik i Ballkanit parakusht për integrim

Trieste, 12 korrik 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Itali, ku po merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me liderë të shumtë nga rajoni dhe Evropa, në Trieste.

Gjatë këtij samiti janë janë diskutuar bashkëpunimi në mes të shteteve të rajonit në planin politik dhe atë ekonomik, si dhe planet që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit si parakusht për integrim në Bashkimin Evropian.

“Gjatë samitit të Triestes temë kryesore ka qenë bashkëpunimi rajonal në plan politik në mes të shteteve të rajonit, i cili natyrisht që ka pësuar një ndryshim të madh në këto vitet e fundit, por është diskutuar edhe bashkëpunimi më i mirë ekonomik në mes të ekonomive dhe shoqërive në rajon. Po ashtu, janë diskutuar projekte konkrete që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit, që është parakusht për tu integruar në BE”, ka deklaruar Hoxhaj. Ministri Hoxhaj në margjina të samitit të Triestes ka takuar homologët nga rajoni, si dhe ka zhvilluar takime me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, Sekretarin për Politikë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe ministrin për Punë të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz.

Po ashtu, Hoxhaj ka marrë pjesë në Forumin me Shoqërinë Civile, të organizuar në margjina të Samitit të Triestes, ku ka theksuar rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile në rrugën e shteteve të Ballkanit drejt integrimit në BE. 

https://youtu.be/MvFNMXo8gAQ
 

Ministri i Jashtëm Pacolli uron Paraguajin për 207 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjesZëvendës-ministrja Vuniqi takon përfaqësues të Dubai Expo 2020, mirëpret mundësinë që Kosova të merr pjesë në këtë ngjarje botëoreMinistri i Jashtëm Pacolli vlerëson lartë rolin e Çekisë për KosovënZëvendës ministri Berisha viziton Vatikanin