Na ndiqni në:

MPJ përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare me të drejta të plota e WCO (Dokument)

Prishtinë, 8 Korrik 2017 - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës informon qytetarët e Kosovës se Serbia me mbështetje të Rusisë ka dështuar për të kontestuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO) dhe se Kosova do të jetë përherë aty me të drejta dhe obligime të barabarta si shtet anëtar qysh prej anëtarësimit në janar të këtij viti në Bruksel.

Si konfirmim përfundimtar se Kosova është anëtare me të drejta të plota, dëshmon shpërndarja në takimin vjetor në Bruksel e kërkesave për pagesë të anëtarësisë nga të gjithë anëtarët, ku figuron edhe emri i Kosovës (shih dokumentin).
E gjithë zhurma ka ardhur pasi kryesuesi i këtij takimi vjetor ka qenë nga Federata Ruse, i cili jashtë çdo rregulli është përpjekur ta trajtoj Kosovën si shtet jo anëtar dhe ta pengoj përfaqësimin në këtë takim për çka ka irrituar Sekretarin e Përgjithshëm dhe shumë shtete anëtare duke e kundërshtuar njëzëri.

Ministri Hoxhaj dhe MPJ siguron të gjithë se Kosova nuk do të ndalet karshi shantazheve dhe përpjekjeve dashakeqëse të Serbisë dhe Rusisë por do të vazhdoj të sillet si shtet i pavarur duke ushtruar sovranitetin në të gjitha ato organizata ku është anëtare dhe nuk do të pushoj për asnjë çast të mbroj interest e saj shtetërore deri në anëtarësimin përfundimtar të Kosovës në OKB. 

Sqarim lidhur me intervistën e Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z.Behgjet Pacolli dhënë mediumit zviceran SRFZëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takon homolugun e tij të Emiratave të Bashkuara Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed bin Sultan Al NayaZëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dënon gjuhën e përdorur anti-semitiste në Kosovë Komunikatë për media