Na ndiqni në:

Kosova gati për pjesëmarrje në Samitin e Trieshtes më 12 korrik

Trieshte, 26 qershor 2017 - Në vazhdën e Procesit të Berlinit, në Trieshte të Italisë është mbajtur takimi i fundit përgatitor në të cilin ka marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Albert Prenkaj dhe Sokol Havolli, këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa.

Në takimin ku morën pjesë përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse, u dakorduan detajet në lidhje me agjendën e Samitit i cili do të mbahet më 12 korrik e ku pritet të marrin pjesë kryeministrat e rajonit, ministrat e Jashtëm, ministrat e zhvillimit ekonomik dhe ministrat e transportit. Gjithashtu, agjenda parasheh zhvillimin e Forumit të Biznesit në të cilin marrin pjesë përfaqësues të odave ekonomike të rajonit, si dhe do të organizohet një punëtori me autoritetet e antikorrupsionit nga rajoni. Në margjina të këtij samiti do të organizohet forumi i shoqërisë civile dhe forumi i rinisë. Eho e Samitit të Trieshtes do të jetë vullneti pozitiv i të gjithë pjesëmarrësve për procesin e zgjerimit dhe involvimi i vazhdueshëm i BE-se në rajon përmes projekteve të ndryshme investuese.

Në takimin e Trieshtes përpos përfaqësueses së lartë të BE-se, Frederica Mogjerini dhe Komisionarit Johanes Hahn, do të jenë prezent, kancerja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Makron, për të konfirmuar përkrahjen e fuqishme politike të këtij procesi. Para Trieshtes, nikoqir të Procesit të Berlinit ishin Vjena dhe Parisi, ndërsa pas Trieshtes udhëheqjen do ta merr Londra.  

Takimet e Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-sëZëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takoi homolugun e tij nga Brunei Darussalam, synohet thellimi i bashkëpunimit ekonomikSqarim lidhur me intervistën e Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z.Behgjet Pacolli dhënë mediumit zviceran SRFZv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli takon homologun e tij nga Armenia, Sh.T.Z.,Eduard Nalbandyan