Na ndiqni në:

Hoxhaj telefonatë urimi me ministren e re kroate për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një telefonatë urimi me ministren e sapo emëruar për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Kroacisë, Marija Pejčinović Burić.

Hoxhaj e ka uruar homologen kroate për pozitën, ndërsa ka shprehur gatishmërinë dhe interesimin për bashkëpunim të mëtejmë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë në mes dy vendeve.

Në këtë telefonatë, Hoxhaj ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë, duke e vlerësuar si një nga partnerët strategjikë në rajon.

Ministri Hoxhaj ka shprehur interesim për intensifikim të bashkëpunimit jo vetëm në planin politik por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët të Kosovës dhe Kroacisë. 

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine Camilleri