Na ndiqni në:

Ministri Hyseni priti një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka pritur sot, në një takim të veçantë, një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili po qëndron në Kosovë në Misionin për Anëtarësim.

Delegacioni i kryesuar nga z. Robert Hagemann ka biseduar me ministrin Hyseni për procedurat e anëtarësimit të Kosovës në FMN, pas kërkesës zyrtare të qeverisë së Republikës së Kosovës, nënshkruar nga kryeministri Thaçi gjatë Konferencës së Donatorëve në Bruksel.


Në këtë takim, ministri Hyseni ka premtuar angazhimin e plotë të të gjitha institucioneve relevante të Kosovës për të përmbushur kriteret e kërkuara për anëtarësim në këtë institucion prestigjoz financiar ndërkombëtar. 

Ministri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq