Na ndiqni në:

Ambasadori Prenkaj në Berlin konfirmon përkushtimin e Kosovës për përmbushje të zotimeve nga procesi i Berlinit

Berlin, 31 maj 2017 – Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ambasadori Albert Prenkaj ka marr pjesë në konferencën e tetë të ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore të mbajtur në Berlin, të organizuar nga instituti ASPEN në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Ambasadën Çeke në Berlin.

Punimet e kësaj konference janë zhvilluar në dy panele ku është diskutuar për procesin e integrimeve euro evropiane dhe zhvillimin ekomomik të Ballkanit Perëndimor.Ambasadori Prenkaj ka paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sa i përket këtyre proceseve me ç’rast ka theksuar përkushtimin e institucioneve të vendit për përmbushjen e obligimeve për të çuar përpara proceset integruese të Kosovës duke përfshirë edhe zotimet e procesit të Berlinit.

Angazhim më të madh për të ndihmuar zhvillimin e Ballkanit Perëndimor në këtë konferencë ka premtuar ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Ai ka theksuar se BE-ja duhet të sigurohet se mbështetja e gjerë që po e ofron për vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhet më e dukshme.

“Ne tani duhet të përshpejtojmë gjithashtu projektet e mëdha të infrastrukturës që janë ekonomikisht vitale. Projektet që gjithashtu kanë rëndësi të veçantë simbolike, si autostrada ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Për ta financuar atë, unë propozoj që ne duhet të krijojmë një fond shtesë për projektet e infrastrukturës. Shtetet anëtare të BE-së, si dhe EFTA dhe Zona Ekonomike Evropiane mund të kontribuojnë në fond si donatorë”, ka deklaruar Gabriel.

Ministri Gabriel gjithashtu ka ngritur shqetësimin për ndikimin rus në Ballkan.

“Nuk duhet të ndodhë që në Serbi, për shembull, një pjesë e madhe e popullsisë, sipas sondazheve ende beson se Rusia është mbështetësi më i madh financiar i vendit. Nëse njerëzit nuk janë plotësisht në dijeni për gjithçka që Bashkimi Evropian bën, nuk është çudi që interesi i tyre në procesin e anëtarësimit është i kufizuar”, është shprehur ministri Gabriel.

Ndërsa ka shtuar se “në këtë drejtim, ne duhet të bëjmë përmirësime të rëndësishme së bashku do të thotë BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Shtyhet vizita e Ministrit të Jashtëm Pacolli në Suedi, shkak kushtet e papërshtatshme atmosferike Ministri i Jashtëm Pacolli pret një delegacion të BE-së, diskutohen çështje të sigurisëZëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli pret në takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë Ministri i Jashtëm Pacolli pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohen prioritetet e shtetit italian si kryesues gjatë vitit 2018