Na ndiqni në:

Hoxhaj dënon sulmin tragjik në Mançester, vendosen numrat emergjent për shtetasit e Kosovës

Prishtinë, 23 Maj 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm tragjik në Mançester të Mbretërisë së Bashkuar, i cili mori jetën e dhjetëra personave dhe la të plagosur po aq të tjerë.

"I tronditur nga sulmi në Mançester. Bashkëndjej me familjet që humbën më të dashurit e tyre. Shërim sa më të shpejt të plagosurve. Kosova qëndron pranë Britanisë në këto momente të rënda.", ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Derisa autoritetet e këtij vendi po vazhdojnë me identifikimin e viktimave dhe nisur nga situata e krijuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, respektivisht Ambasada në Londër ka vënë në dispozicion numrin emergjent +447961064763, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë aty apo që mund të jenë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Ambasadës së saj në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare të shtetit dhe do të përcjellë me vëmendje të veçantë situatën e krijuar në mënyrë që të sigurojë informatat më të reja në lidhje me këtë ngjarje dhe nëse janë prekur shtetasit e Kosovës.  

Ministri i Jashtëm Pacolli në Kartën e Adriatikut: Hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë askush prej vendeve të rajonitMinistri i Jashtëm Pacolli në Maqedoni, merr pjesë në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5)Zëvendësministri Hoti vizitoi Kuvendin e Shqipërisë, u prit nga Taulant BallaMinistri i Jashtëm Pacolli uron homologen e tij dhe popullin kenian, me rastin e 54 vjetorit të Pavarësisë (Ditës së Jamhuri-it)