Na ndiqni në:

Fuqizohet Marrëveshja e bashkëpunimit për energji Kosovë - Shqipëri

Prishtinë, 19 maj 2017 – Është ratifikuar dhe ka hyrë në fuqi nga data 6 maj 2017 Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, për “shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST Sh.A dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A” nënshkruar më 30 Mars 2016.

Marrëveshja në fjalë është realizuar në pajtim me nenin 20, paragrafi i tretë i Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare 04L-052.

Kosova dhe SHBA-të fuqizojnë marrëveshjen për grant për sfidat e mijëvjeçaritMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Belgjika duhet të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe nxitjen e investimeveMinistri i Jashtëm Pacolli mirëpret homologun e tij nga Finlanda, vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe rolin finlandez në shtet-ndërtimMinistri i Jashtëm Pacolli në takimin me Ministrin e Jashtëm hungarez: Ne duam menjëherë liberalizimin që të rinjtë tanë të mos ndihen të izoluar dhe diskriminuar në nivel evropian