Na ndiqni në:

Hoxhaj dënon sulmin ndaj ambasadores Çitaku: Akt i papranueshëm që dëmton Kosovën

Prishtinë, 18 maj 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nga një aktiviste politike sikurse u prezantua e cila propagandonte në mënyrën më të turpshme kundër shtetit të Kosovës.

“Sulmi i tillë i ulët, përderisa Ambasadorja Çitaku po e përfaqësonte shtetin e Kosovës, në një bashkëbisedim me Ambasadorin Christopher Hill në një nga universitetet më prestigjioze amerikane, është sulm jo vetëm ndaj një përfaqësuesi të shtetit sikurse Ambasadorja Citaku por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe vetë imazhit të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.

Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët kudo që janë jashtë Kosovës, të shprehin edhe pakënaqësitë e tyre në mënyrë të civilizuar por gjithnjë duke pasur parasysh interesat e shtetit të Kosovës.

Sulmi ndaj një përfaqësuesit diplomatik i akredituar në një vend mik sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

MPJ me dy botime librash për deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë dhe vendimin e GJND-së për Kosovën MPJ adresë aktivitetesh, takimesh me dinjitarë të rangut më të lartë për dhjetë vjetorin e PavarësisëZëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Besnik Hoti takime të shumta në New YorkMinistri i Jashtëm Pacolli takon delegacione të shumta shtetërore që po marrin pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë