Na ndiqni në:

Hoxhaj në Bruksel, formohet Grupi i Miqësisë në mes të Kosovës dhe Parlamentit Evropian

Bruksel, 03 maj 2017 – Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një sërë takimesh në Parlamentin Evropian.

Me takimin me eurodeputetët, u formua edhe zyrtarisht Grupi i Miqësisë ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës. Ministri Hoxhaj falënderoi Lunacek dhe euro-deputetët e tjerë për bashkëpunimin dhe konkretizimin e kësaj ideje të nisur muaj më parë.

“Sot ka qenë një ditë e veçantë në Parlamentin Evropian meqë është themeluar grupi i miqësisë në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës, që do të jetë një platformë e mirë e mbështetjes së Kosovës në agjendën evropiane. Ndërsa, kam pasur mundësinë edhe që të raportoj për zhvillimet në Kosovë pranë Komisionit për Politikë të Jashtme, dhe të kërkoj mbështetjen e shumë deputetëve të parlamentit evropian për liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoxhaj.

Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka vlerësuar se formimi i Grupit të Miqësisë është një ngjarje e rëndësishme pasi që mund të zhvillohen takime dhe debate jo formale për tema të ndryshme të rëndësishme.

“Formimi i Grupit të Miqësisë është i rëndësishëm sepse nënkupton që do të ketë mundësi të zhvillohen takime dhe debate joformale me njerëz si ministri Hoxhaj, apo shefat e Komisioneve Parlamentare për Integrime dhe Punë të Jashtme ku do të mund të diskutohen temat në mënyrë më joformale”, ka deklaruar Lunacek.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Njomza Emini dhe Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reqica e kanë vlerësuar të rëndësishëm formimin e këtij grupi dhe nevojën e bashkëpunimit sa më të afërt me europarlamentarët.

Kryediplomati kosovar, Hoxhaj ka zhvilluar një takim me deputetët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian – AFET, të cilët i ka njoftuar për progresin në agjendën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe kanë diskutuar për pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ju lutemi gjeni pamje dhe deklarata nga takimet në Bruksel: https://youtu.be/tAjj6fua7Jc 

Fuqizohet Marrëveshja e bashkëpunimit për energji Kosovë - ShqipëriKomunikatë për medie: Kosova shtrinë përfaqësimin diplomatik edhe në Oqeanin PaqësorHoxhaj dënon sulmin ndaj ambasadores Çitaku: Akt i papranueshëm që dëmton KosovënAmbasadori Prenkaj në Berlin konfirmon përkushtimin e Kosovës për përmbushje të zotimeve nga procesi i Berlinit