Na ndiqni në:

Hoxhaj vizitë zyrtare në Tiranë, koordinim për mbledhjen e dy qeverive

Tiranë, 12 prill 2017 - Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron sot për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka zhvilluar agjendë të ngjeshur takimesh me liderët e shtetit shqiptar. Gjatë vizitës në Tiranë, Hoxhaj ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për mbajtjen e mbledhjes së ardhshme të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, më 24 prill 2017. 

Ndërsa në takimin e ndarë të zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dy homologët kanë diskutuar detajet e përgatitjes së mbledhjes dhe temat e mundshme të diskutimit. Hoxhaj ka thënë se qëllimi i mbajtjes së kësaj mbledhjeje është që të arrijmë të dalim me një listë aktivitetesh dhe qëllimesh të matshme në mënyrë që të lehtësohen shkëmbimet mes dy vendeve.
"Qëllimi i mbledhjes së sivjetme të qeverive tona është që të arrijmë ta kemi një qasje më reale ndaj çështjeve që i preokupojnë dy qeveritë dhe qytetarët tanë dhe të dalim me një listë temash, aktivitetesh dhe qëllimesh të matshme që të arrijmë të bëjmë lehtësime të shkëmbimeve ekonomike, kulturore, turistike, tregtare dhe shumë fusha të tjera mes dy vendeve", ka deklaruar ministri Hoxhaj në konferencën e përbashkët për media me homologun Bushati.
Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka takuar edhe Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës, në procese shumë të rëndësishme për vendin. 
Kryediplomati kosovar ka takuar edhe liderin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa do të zhvillojë takim, më pas, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Hoxhaj me delegacionin frankofon: Kosovarët gjithnjë e më të interesuar në gjuhën dhe kulturën frëngeZëvendësministri Demaj në Slloveni merr premtim për mbështetje ekonomike Murtezaj: Kosova e interesuar për të krijuar ambient të përshtatshëm për investime të jashtmeHoxhaj viziton ekipin e filmit “Fusha e Mëllenjave” para udhëtimit në Londër, MPJ e mbështet financiarisht