Na ndiqni në:

Ministri Hyseni udhëtoi për në Republikën Çeke

Sot, ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, udhëtoi drejt Republikës së Çekisë në një udhëtim zyrtar, me ftesë të ministrit të jashtëm çek Karel Schwarzenberg.

Prishtinë, 21 Gusht 2009

Gjatë ditës së nesërme ministri Hyseni do të ketë një ditë të ngjeshur me takime me zyrtarë të lartë të Republikës së Çekisë, mes të cilëve me homologun e tij Schwarzenberg, zv/ kryeministrin për Çështje të Jashtme në Qeverinë e Repubkikës së Çekisë, Alexander Vondra, kryetarin e Komisionit të jashtëm në dhomën e deputetëve në Parlamentin e Çekisë etj.

Temë e bisedës në këto takime do të jetë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe si dhe ripërsëritja e kërkesës së palës kosovare për njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe nga ato vende që nuk e kanë ndërmarrë ende këtë hap. 

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të znj, Sadije Agani, bashkëshortes së akademikut, Fehmi AganiZëvendësministri i Jashtëm Gjergj Deda vizitë zyrtare në Itali, kërkon thëllimin e bashkëpunimit mes dy vendeveMinistri i Jashtëm Pacolli priti homologun maqedonas Dimitrov, marrëdhëniet në mes dy vendeve shembull i bashkëpunimit në rajon Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, takoi zyrtaren e lartë gjermane, Kerstin Zielosko-Labonte, diskutohet për bashkëpunimin reciprok