Na ndiqni në:

Hoxhaj për vizitë në Washington, agjendë të ngjeshur takimesh me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë amerikanë

Washington, 20 mars 2017 - Pas dy ditësh qëndrimi në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Washington.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, ministri Hoxhaj do të ketë një sërë takimesh me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me ShBA-në.

Po ashtu, kryediplomati kosovar do të marrë pjesë edhe në mbledhjen vjetore të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, si dhe do të mbajë ligjëratë në Atlantic Council.

Gjatë qëndrimit dyditor në New York, Hoxhaj pati në fokus lobimin për njohje ku ka takuar një sërë përfaqësuesish të vendeve jo-njohëse të CARICOM’it, Azisë dhe Afrikës.

Ministri i Jashtëm Pacolli pret një delegacion të BE-së, diskutohen çështje të sigurisëMinistri i Jashtëm Pacolli pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohen prioritetet e shtetit italian si kryesues gjatë vitit 2018 Shtyhet vizita e Ministrit të Jashtëm Pacolli në Suedi, shkak kushtet e papërshtatshme atmosferike Ministri Pacolli: Nuk do të lejojmë ndarje, kapërcim të Planit Ahtisaari dhe konfrontim të botës në blloqe për anëtarësim në OKB