Na ndiqni në:

Hoxhaj me agjendë lobimi në New York, takon përfaqësuesit e vendeve jo-njohëse

New York, 17 mars 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar agjendën e tij të lobimit për njohje të reja për Kosovën.

Në kuadër të agjendës lobuese, në ditën e parë të qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Armenisë, Edward Nalbandian dhe ambasadorët e akredituar në OKB, të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Duke i informuar për arritjet e Kosovës në shtet ndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, Hoxhaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e këtyre shteteve që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Kryediplomati kosovar përveç kërkesave për njohje ka shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit me këto vende në fushat e interesit të përbashkët.

“Në ditën e parë të vizitës sime në New York, në takimet që zhvillova, kam kërkuar nga përfaqësuesit e shumë vendeve jo-njohëse ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe u kam shprehur interesimin për bashkëpunim jo vetëm në rrafshin bilateral por edhe në fushat e tjera të interesit të përbashkët. Qëllimi ynë është që ta rrisim numrin e njohjeve për Kosovën, gjë e cila do të na e lehtësojë anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare në rast të aplikimit”, ka thënë Hoxhaj.
Gjatë ditëve të qëndrimit në New York, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e vendeve mike, të Francës dhe Italisë si dhe udhëheqësit e Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Hoxhaj pas takimeve të tjera në New York do të ketë vizitë edhe në Washington.

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për zhvillimet e fundit në MaqedoniMë 14 maj fuqizohet marrëveshja për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar Kosovë-HungariHoxhaj telefonatë urimi me homologun malazez: Hyrja në NATO garanci për sigurinë në BallkanHoxhaj vizitë zyrtare në Danimarkë: Kosova do të aplikojë në disa organizata ndërkombëtare