Na ndiqni në:

Murtezaj në Budapest për koordinim të bashkëpunimit ekonomik Kosovë - Hungari

Budapest, 10 mars 2017 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj po qëndron për vizitë zyrtare në Budapest, në cilësinë e bashkëkryesuesit të Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Hungari.

Murtezaj ka takuar Sekretarin e Shtetit për Diplomaci Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, Levente Magyar me të cilin janë shqyrtuar përgatitjet për mbledhjen e parë të Komisionin ndërshtetëror për bashkëpunim ekonomik si dhe për organizimin e Forumit Ekonomik Kosovë-Hungari, i planifikuar të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në Prishtinë.

Gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet, zëvendësministri Murtezaj është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit për Diplomaci Shkencore dhe Kulturore të Hungarisë, ambasadorin István Íjgyártó.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e arsimit.

Në kuadër të vizitës shtetërore në Hungari, zëvendësministri Murtezaj do të ketë takime edhe me autoritetet lokale të qytetit kulturor të Pecsit, i shpallur kryeqytet i kulturës në Evropë për vitin 2010.

Komunikatë për medie: Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës do të hapin librin e ngushëllimeve për ish-Kryeministrin, Bajram RexhepiZëvendësministri Murtezaj nderohet nga Akademia Diplomatike e VjenësRepublika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë nënshkruajnë marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në StançiqMinistri Demaj ngushëllon familjen Rexhepi, vlerëson kontributin e tij për shtet-ndërtimin e Kosovës