Na ndiqni në:

Hoxhaj: Kosova dhe Japonia po e thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Prishtinë, 10 mars 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin japonez jo rezident për Kosovën në Vjenë, Kiyoshi Koinuma.

Duke e falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që Japonia e ka ofruar në shtetndërtimin e Kosovës, ministri Hoxhaj ka theksuar se dy vendet po e thellojnë bashkëpunimin ndërmjet me tyre me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilatarele duke përfshirë këtu bashkëpunimin ekonomik por dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Në këtë drejtim ambasadori japonez Kiyoshi Koinuma, në emër të Qeverisë së tij gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, së fundmi ka nënshkruar disa kontrata me përfaqësues të nivelit lokal me qëllim të realizimit të projekteve të tyre komunale në interes të qytetarëve të Kosovës.

Zëvendësministrja Vuniqi vizitë zyrtare në Portugali, dorëzon kërkesën për hapjen a Ambasadës së Kosovës në LisbonëZëvendësministri Hoti në Çikago, prezantohen prodhimet e KosovësMinistri i Jashtëm Pacolli uron Paraguajin për 207 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjesPacolli në Forumin Ekonomik Botëror: Mosmarrëveshjet politike po e pengojnë bashkëpunimin ekonomik