Na ndiqni në:

Mbahet takimi i dytë i Sekretariatit të Përbashkët Kosovë - Shqipëri

Tiranë, 15 shkurt 2017 - Është mbajtur në Tiranë takimi i dytë i Sekretaritit të Përbashkët Kosovë- Shqipëri, gjatë të cilit palët kanë diskutuar çështje konkrete të bashkëpunimit, përkatësisht kanë shqyrtuar mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Delegacioni i Kosovës është udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, në cilësinë e bashkëkryesuesit të Sekretaritatit.
Me këtë rast, zëvendësministri Murtezaj ka vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë kanë fituar një dimension të ri, atë të partneritetit strategjik, që i hap rrugën institucionalizimit të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë.

Zëvendësministri Murtezaj në hapje të takimit të dytë të Sekretariatit ka folur për synimet e këtij sekretariati. “Ky takim parasegjithash rikonfirmon vullnetin dhe angazhimin e përbashkët politik për të forcuar kuadrin e bashkëpunimit të gjithanshëm të dy vendeve tona me synim krijimin e një hapësire të lirë ndërveprimi për idetë, kapitalet, tregtinë, inovacionin, si dhe çdo fushë tjetër me interes të përbashkët”, ka thënë Murtezaj, ndërkohë ka kërkuar që tash e tutje, Sekretariati i Përbashkët të marrë rolin e një forumi ku diskutohen çështjet e ndryshme të interesit dypalësh dhe të shfrytëzohet si forum i cili këtyre çështjeve edhe u jep zgjidhje, pra, nga diksutimi të kalohet në veprim konkret.

Nga ana tjetër, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Odeta Barbullushi, gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushat si ekonomia, kultura, arsimi, infrastruktura. Duke vlerësuar faktin e krijimit të Sekretariatit të Përbashkët, ka bërë thirrje që ky forum të shfrytëzohet maksimalisht në shtyrjen përpara të shumë çështjeve të interesit dypalësh.

Ideja e këtij Sekretariati ka dalë nga mbledhja e tretë e Qeverive të të dyja vendeve. Qëllimi i funksionalizimit të tij ndërlidhet me gjetjen e modeleve më të mira të implementimit të të gjitha obligimeve që kanë dalë nga takimet e përbashkëta të dy qeverive. Takimi themelues i Sekretariatit është mbajtur me 25 nëntor 2016 në Prishtinë.

Kosova gati për pjesëmarrje në Samitin e Trieshtes më 12 korrikFuqizohet marrëveshja për transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë Hoxhaj telefonatë urimi me ministren e re kroate për Punë të Jashtme dhe Çështje EvropianeHoxhaj përgëzon Shqipërinë për zgjedhjet e 25 qershorit