Na ndiqni në:

Zëvendësministri Murtezaj takoi ambasadoren finlandeze Anne Huhtamäki

Prishtinë, 1 shkurt 2017 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj ka takuar ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, me të cilën kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët.

Zëvendësministri Murtezaj e ka falënderuar ambasadoren Huhtamäki për përkrahjen që Finlanda i ka ofruar Kosovës dhe ka kërkuar të intensifikohet bashkëpunimi në të gjitha fushat në interes të të dyja vendeve. Në këtë takim pati pajtueshmëri të plotë për të vazhduar mbështetjen në fushën e edukimit, thellimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe përkrahje në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ambasadorja Anne Huhtamäki e cila në këtë takim ishte e shoqëruar nga Keijo Karjalainen, zyrtar i lartë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, falënderoi zëvendësministrin Murtezaj për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit finlandez për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën.

Hoxhaj në Forumin e Dubrovnikut: Kosova shembull në parandalimin e kërcënimeve të jashtmeHoxhaj në Samitin e Triestes: Zhvillimi ekonomik i Ballkanit parakusht për integrimHoxhaj përgëzon Shqipërinë për zgjedhjet e 25 qershoritMPJ përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare me të drejta të plota e WCO (Dokument)