Na ndiqni në:

MPJ dënon deklaratat e Dacic, provokime të hapura ndaj stabilitetit në rajon

Prishtinë, 09 janar 2017 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër deklaratat që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka bërë në lidhje me "gjoja sulme të diasporës shqiptare në botë ndaj misioneve diplomatike të Serbisë".

Ministria e Punëve të Jashtme, i konsideron këto deklarata nxitëse, tendencioze dhe që kanë për qëllim ta mbajnë në tension rajonin. MPJ vlerëson se kjo është gjuhë e viteve 90-a dhe e frikës kur Serbia i orekstronte vetë sulmet që ua atribuonte të tjerëve.

“Për Ministrinë e Jashtme të Kosovës deklaratat e Dacic janë të papranueshme dhe si të tilla të paqëndrueshme. Ato janë nxitëse dhe tendencioze, të cilat i kontribuojnë destabilizimit dhe prishjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Në këto rrethana, akte të tilla të dhunës mund të orkestrohen nga vetë shteti serb, në mënyrë që t’i atribuohen pastaj diasporës shqiptare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ministri Pacolli: Kosova dhe Sllovakia duhet të ngritin nivelin e përfaqësimit diplomatik dhe intensifikojnë marrëdhëniet ekonomikeMinistri Pacolli pret Ambasadoren greke, diskutohet mbi nivelin e marrëdhënieve dy-palësheMinistri Pacolli vlerëson mbështetjen e Arabisë Saudite, kërkon mbështetje për shtimin e njohjeve dhe zgjerim bashkëpunimi bilateral Zëvendësministri Berisha pret në takim ambasadorin austriak, Gernot Pfandler