Na ndiqni në:

Zëvendësministri Murtezaj priti një delegacion të MPJ të Sllovenisë

Prishtinë, 23 shtator 2016 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka pritur në takim një delegacion slloven të prirë nga drejtori për politikë të jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tomaž Lovrenčič.

Zëvendësministri Murtezaj dhe delegacioni slloven, në përbërje të të cilit gjendej edhe ambasadori i Sllovenisë në Kosovë Miljan Majhen, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët.

Murtezaj i falënderoi mysafirët për mbështetjen e Sllovenisë në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që shteti slloven i ofron Republikës së Kosovës në proceset integruese evropiane.

“Në veçanti u theksua fakti se investimet sllovene në Kosovë janë të shumta, andaj Kosova dhe Sllovenia do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë”, tha zëvendësministri Murtezaj, i cili ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për të mirëpritur investimet sllovene në vend.

Tomaž Lovrenčič, nga ana e tij, falënderoi zëvendësministrin Murtezaj për mikpritjen, duke siguruar për mbështetjen sllovene në të gjitha proceset integruese në të cilat gjendet Kosova.  

Ministri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e EvropësSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli