Na ndiqni në:

Hoxhaj, takime të frytshme me Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Polonisë në New York

Nju Jork, 22 shtator 2016 – Në vazhdimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po mbahet në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në margjina ka zhvilluar takime të shumta.

Gjatë ditës, Ministri Hoxhaj, ka zhvilluar takime të ndara me homologët e tij nga Greqia dhe Polonia, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, si dhe u është falënderuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin që vendet e tyre përkatëse kanë treguar për Republikën e Kosovës.
 
“Shkëmbim mbresëlënës me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Witold Waszczykowski. E falënderova për përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave dhe agjendën e BE-së, të Republikës së Kosovës” ka thënë Hoxhaj.
 
Në po të njejtën ditë kryediplomati Hoxhaj, ka takuar edhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, “Takim i frytshëm me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. E falënderova për përkrahjen që Greqia i ka dhënë vendit tonë në agjendën evropiane, si dhe u pajtuam për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen” ka thënë ministri.
 
Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera bilaterale.

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar do të bashkëpunojnë ngushtë në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në KosovëZëvendësministri Hoti priti në takim sekretarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Mahmuti SkënderiMinistri i Jashtëm Pacolli: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave një moment i rëndësishëm historik për vendin dhe qytetarëtZëvendësministri i Jashtëm Gjergj Deda vizitë zyrtare në Itali, kërkon thëllimin e bashkëpunimit mes dy vendeve