Na ndiqni në:

Murtezaj: Kosova dhe Greqia avancojnë raportet

Athinë, 21 shtator 2016 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj ka takuar sot në Athinë, homologun e tij grek Dimitrios Mardas.

Duke e vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën në shtetin grek e cila realizohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zëvendësministri Murtezaj e ka falënderuar zëvendësministrin Mardas  për përkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në proceset e integrimeve evropiane dhe rajonale. Ndërsa ka shtuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në çështje të interesit të përbashkët në të gjitha fushat.
 
“Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar. Gjithashtu dua të theksoj se Kosova pret  shumë nga Greqia në avancimin e raporteve në të gjitha dimensionet”, ka deklaruar zëvendësministri Murtezaj gjatë takimit me homologun Mardas.
 
Nga ana tjetër, zëvendësministri Mardas ka shprehur gatishmërinë e shtetit grek për të vazhduar përkrahjen për Kosovën. Me këtë rast ai ka theksuar se Greqia është e interesuar për avancimin e mëtejmë të raporteve të mira ekzistuese dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar si çelës për ndryshimin e  ambienteve politike.

Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveAmbasadori Norvegjisë priti Zëvendësministrin e jashtëm, Gjergj DedajMinistri i Jashtëm Pacolli në shtypin e Emirateve e Bashkuara Arabe: Nuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë KosovësZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine Camilleri