Na ndiqni në:

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni u takua me homologun belg z. De Gucht

Më 10 Korrik, dy qeveritë përkatëse, ajo e Belgjikës dhe ajo e Kosovës, patën takimin e parë dypalësh në Bruksel. Takimi u mbajt në “Egmont Palace”, mes ministrave përkatës të Punëve të Jashtme të dy vendeve: Karel De Gucht dhe Skender Hyseni, I cili në takim ishte I shoqëruar nga Ministri I Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Bruksel, 10 korrik 2008

Në takim, dy homologët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës së Kosovës, Konferencën e Donatorëve, Themelimin e Ambasadës së Kosovës në Bruksel, lëvizjen mes dy vendeve etj.

Qeveria e Kosovës rikonfirmoi përkushtimin e saj ndaj Planit të Ahtisarit si dhe përkushtimin e vazhdueshëm për ndërtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës sa më funksionale, multi-etnike dhe demokratike si garanci për stabilitet, mbrojtje dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të rajonit.

Qeveria e Belgjikës si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, BE-së dhe NATO-s rikonfirmoi përkrahjen e saj dhe pjesëmarrjen në misionin e EULEX-it, NATO-KFOR dhe Grupit Ndërkombëtar Drejtues. Qeveria e Belgjikës u bëri thirrje të gjitha palëve të punojnë së bashku për një rikonfigurim të shpejtë dhe transparent të prezencës së OKB- së në Kosovë. Po ashtu, qeveria belge shprehu dëshirën që të gjithë qytetarët e Kosovës të punojnë së bashku për tolerancë dhe prosperitet.

Ministri De Gucht e informoi delegacionin kosovar për qëllimin e tij për të marrë pjesë në Fondin e Mirëbesimit të NATO-s për transformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Po ashtu, ministri I jashtëm belg, parashtroi ftesën që dhjetë diplomatë kosovar dhe shërbyes civil të trajnohen në administratën belge dhe përkujtoi përkrahjen që deri më tash Kuvendi Belg i ka dhënë Kuvendit të Kosovës.
Pas takimit, ministrat e jashtëm të të dy vendeve, z. Hyseni dhe z. De Gucht nënshkruan tre marrëveshje që kanë të bëjnë me përkrahjen financiare të qeverisë belge për Institucionet e Kosovës, gjegjësisht për Agjencinë Kosovare të Pronës (AKP); Projektin për Kontrollin e armëve të vogla (UNDP) dhe Institucionin e Ombduspersonit në Kosovë (OIK).

Sipas marrëveshjeve në fjalë, përkrahja financiare për Agjencinë Kosovare të Pronës do të jetë në shumën prej 100 000 €, ajo për Institucionin e Ombduspersonit në Kosovë, po ashtu në shumën prej 100 000€, ndërsa përkrahja për Proojektin e kontrollit të armëve te vogla, është në shumën prej 30 000€. 

Ministri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet dhe sfidat e Politikës së Jashtme të Kosovës në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime PolitikeNumri dy i qeverisë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, konfirmon suksesin e Kosovës në kryesimin e radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore pa cilësimet e imponuara nga vende mos njohëseDeklaratë për mediaZëvendës ministrja Vuniqi në Forumin Ekonomik në Luksemburg, fton bizneset të investojnë në Kosovë