Na ndiqni në:

Arabia Saudite do ta njohë Kosovën shumë shpejt

Gjatë qëndrimit të sotshëm në Vjenë, Ministri i Punëve te Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Skënder Hyseni, ka zhvilluar një sërë takimesh të ndara me ambasadorët e disa vendeve arabe të akredituar në Austri dhe në organizatat e OKB-së në Vjenë.

Ministri i jashtëm i Kosovës, z. Hyseni, në takime të ndara me bashkëbiseduesit e tij, të ngarkuarin me punë në Ambasadën Mbretërore të Arabisë Saudite, Abdulrahman AlSuhaibani, Ambasadorin e Sulltanatit të Omarit Dr.Bar M. Al-Hinai, përfaqësuesin e Përhershëm të shtetit të Katarit pranë organizatave të OKB-së në Vjenë, Ali Khalfan Al Mansouri, Ambasadorin e Emirateve t Bashkuara Arabe, Ahmed Al Dosari, Ambasadorin e shtetit t Kuvajtit Fawzi A. Al-Jasem dhe me Ambasadorin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Makram Queisi, foli gjerësisht për zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Thekset e bisedës, ministri Hyseni i vuri kryesisht te përparimet e bëra në fushën e legjislacionit, i cili rrjedh nga propozimi dhe rekomandimet e presidentit Ahtisari si dhe te sfidat me të cilat po përballet shteti më i ri në botë.

Për ministrin Hyseni, Kushtetuta e re e Kosovës e aprovuar kohë më parë nga Parlamenti i Kosovës është një Kushtetutë moderne, e cila respekton standardet më të larta të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave etnike. Këtë bindje ai e përcolli në të gjitha takimet e zhvilluara, duke kërkuar nga bashkëbiseduesit vazhdimin e përkrahjes për shtetin e ri të Kosovës.

Po ashtu, ministri Hyseni u tha ambasadorëve të vendeve arabe, të cilët i takoi sot në Vjenë, se "njohja më e shpejtë e shtetit të pavarur dhe sovran te Kosovës, për popullin e Kosovës krijon një perspektivë të re dhe të qëndrueshme për zhvillim të gjithanshëm.". Ai u bëri thirrje vendeve arabe që të marrin vendimin për njohjen e Kosovës mbi bazën e kërkesës zyrtare, të cilën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, presidenti dhe kryeministri i Kosovës u kishin bërë vendeve të pavarura dhe sovrane të botës.

Nga takimet që pati në Vjenë gjatë ditës së sotme, ministri Hyseni mori mesazhe inkurajuese, ndërkohë që i ngarkuari me punë në Ambasadën Mbretërore të Arabisë Saudite në Vjenë, Abdulrahman AlSuahibani, ishte mjaft eksplicit. Ai i tha ministrit Hyseni se kishte instruksione nga Riadi që t'i kumtojë ministrit Hyseni se "Arabia Saudite do t'a njohë Kosovën shumë shpejt".

Duke shfaqur shpresën se të gjitha këto vende, përfaqesuesit e të cilave i takoi, do t'a njohin Kosovën shpejt, Ministri Hyseni edhe një herë i falenderoi për përkrahjen dhe solidaritetin që ato kanë treguar kohë të gjatë për popullin e Kosovës. 

Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq