Na ndiqni në:

Arrin nota verbale nga El Salvadori

Prishtinë, 4 tetor 2013 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork, ka pranuar notën verbale të njohjes së Kosovës nga Republika e El Salvadorit.

Në notë verbale, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së El Salvadorit e informon ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, për vendimin e Qeverisë së Republikës së El Salvadorit për njohjen e Republikës së Kosovës shtet sovran.

Në kuadër të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën, ministri Hoxhaj gjatë tre vjetëve të fundit ka zhvilluar disa vizita në Amerikën Latine dhe Qendrore, ku ka takuar përfaqësuesit e lartë të shteteve të kësaj pjese të botës.

Arritja e notës verbale nga El Salvadori ka formalizuar njohjen e Kosovës nga ky shtet, që shtrihet në Amerikën Qendrore dhe ka mbi gjashtë milionë banorë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot ne takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert dhe shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë Alexandra Papadopoulou.Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takoi homolugun e tij nga Brunei Darussalam, synohet thellimi i bashkëpunimit ekonomikAgjenda e vizitës së nesërme të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, z.Behgjet Pacolli në Malin e ZiZëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli takoi ambasadorin e Republikës së Maqedonisë dhe të Zvicrës