Na ndiqni në:

Ministri Hoxhaj i dërgon letër ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, pas arrestimit të shtetasit Haxhi Kastrati

Prishtinë, 6 maj 2012 – Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, iu ka drejtuar me një letër të gjithë ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, pas arrestimit të enjten, të shtetasit të Kosovës, Haxhi Kastrati.

“Ky arrestim ka motive krejtësisht politike dhe synon të shkaktojë pasiguri tek qytetarët e Kosovës, të cilët kalojnë transit nëpër këtë shtet fqinj. Ky arrestim arbitrar hyn në vazhdën e arrestimeve të mëhershme që autoritetet e shtetit serb kanë bërë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës vetëm pak muaj pas arritjes së marrëveshjes për lëvizjen e lirë midis Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, në kuadër të dialogut teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në këtë letër.

Përmes kësaj letre, ministri Hoxhaj i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së që të bëjnë trysni tek autoritetet serbe që të lirojnë menjëherë Haxhi Kastratin dhe të mundësojnë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Haxhi Kastrati, 34 vjeçar, nga fshatit Zatriq i Komunës së Rahovecit, u ndalua të enjten rreth orës 4.00 të mëngjesit menjëherë sapo kishte hyrë në territorin serb, derisa po udhëtonte nga Austria për në vendlindje së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij.
 

Ministri i Jashtëm Pacolli në takimin me homologun nga Emiratet të Bashkuara Arabe: EBA do të rrisë mbështetjen për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Ministri i Jashtëm Pacolli në Emirate të Bashkuara Arabe, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaciZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i jashtëm Pacolli takoi ambasadorin e Francës në Kosovë