Na ndiqni në:

Kosova dhe San Marino vendosin marrëdhëniet diplomatike

Romë, 3 maj 2012 – Të enjten në Romë, u nënshkrua marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së San Marinos.

Të dy ambasadorët e autorizuar nga qeveritë, respektivisht Ambasadorja Danela Rotondaro nga Kapiteni Regjent i San Marinos dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Itali, Albert Prenkaj nga Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, nënshkruan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Të dy ambasadorët u dakorduan se ky është vetëm hapi i parë, apo fillim i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke vënë theksin në interesimin e vendosjes së marrëdhënieve në segmentin e ekonomisë. Në këtë drejtim Ambasadorja Rotondaro shprehu interesimin që të iniciohet nënshkrimi i marrëveshjeve për heqjen e taksave të dyfishta dhe mbrojtjen e investimeve reciproke. Ndërsa, Ambasadori Prenkaj vuri theksin në fillimin e bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike Italo-Kosovare me seli në Romë dhe Odës Ekonomike të San Marinos.

Ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e asistuan, Këshilltari i Ambasadës së Kosovës në Romë, Avni Hasani dhe Këshilltarja e Ambasadës së San Marinos, Marina Emiliani.

San Marino e ka njohur Republikën e Kosovës më 11 maj 2008.

Zëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!Deklaratë e MPJ-së në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian mbi KosovënMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet dhe sfidat e Politikës së Jashtme të Kosovës në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime PolitikeTakim i suksesshëm midis dy ministrave të jashtëm dhe zëvendëskryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Zaharieva dhe Pacolli në Sofje