Na ndiqni në:

Austria mbështet Kosovën në rrugën evropiane

Prishtinë, 19 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim drejtorin Politik të shtetit Austriak, Jan Kickert.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe të Austrisë, për perspektiven evropiane të Republikës së Kosovës dhe për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar zotin Kickert për mbështetjen që ka dhënë Austria në shtetndërtimin e Kosovës dhe për praninë e fuqishme të ushtarëve austriakë në Kosovë.

Nga ana tjetër, drejtori Politik, Jan Kickert, ka theksuar se shteti austriak do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme.

Duke folur për perspektiven evropiane të Republikës së Kosovës, Kickert ka siguruar ministrin Hoxhaj se Austria do të mbështesë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, gjatë studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim.

Ndërsa, ministri Hoxhaj ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës pa viza në zonën Schengen.

Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen në veri të Kosovës dhe arrestimet ilegale të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e autoriteteve serbe.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka shprehur shqetësimin për këto raste dhe ka kërkuar më shumë presion nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë.

Ministri i jashtëm Pacolli takoi përfaqësuesit e agjencisë japoneze JICA, diskutohet krijimi i zonës ekonomike japoneze në Kosovë Komunikatë për mediaZëvendëskryeministri Pacolli fton kompaninë e njohur Paul Wurth S.A. për investim në KosovëMinistri i Jashtëm Pacolli pret Ambasadorën e Izraelit, i kërkon ri-shqyrtimin e njohjes së Kosovës