Na ndiqni në:

Ministri Hyseni priti në një takim zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan për Evropë, Stuart Jones

Gjatë takimit, ministri Hyseni dhe zëvendës ndihmës sekretari Jones biseduan gjatë për çështje dhe tema të cilat kanë lidhje me Kosovën dhe rreth saj. Në takim u bisedua gjerësisht për zhvillimet më të fundit në Kosovë, shtrirjen e EULEX-it, procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe procese të tjera që lidhen me aktualitetin në Kosovë.

Prishtinë, 13 janar 2009

Ministri Hyseni, nga ana e tij, e njoftoi zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë, Stuart Jones me planet e veprimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për këtë vit në fushat kyçe të përqendrimit, për prioritetet e kësaj ministrie me theks të veçantë në shtimin e numrit të njohjeve të shtetit të Kosovës dhe përgatitjet që po bëhen për të prezantuar çështjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të përbashkëta për të gjitha çështjet që u diskutuan mes tyre. 

Ministri i Jashtëm Pacolli pret Ambasadorën e Izraelit, i kërkon ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Austri, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Komunikatë për mediaNënshkruhen dy marrëveshje për pjesëmarrje në Programet e BE: “Evropa Kreative” dhe “Erasmus +”