Na ndiqni në:

Mikronezia njohu Republikën e Kosovës

Sonte, rreth orës 20, i ngarkuari i përhershëm me punë i Mikronezisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, z. Jeem Lippwe, ka njoftuar ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, se Mikronezia ka njohur Republikën e Kosovës shtet të pavaur dhe sovran.

Prishtinë, 5 dhjetor 2008

Në ndërkohë, në adresë të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës ka arritur letra zyrtare e njohjes, në të cilën, ndër të tjera, thuhet: "Departamenti i Punëve të Jashtme ka kënaqësinë t'Ju njoftojë se Shtetet Federale të Mikronezisë i janë bashkuar numrit në rritje të vendeve që kanë njohur formalisht Kosovën, që nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008."
 

Mikronezia është shteti i 53-të, anëtar i OKB-së, që njeh Republikën e Kosovës që nga 17 shkurti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë. 

Zëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e Përfaqësuesve