Na ndiqni në:

Ministri Hyseni mbajti një ligjëratë në AUK

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka mbajtur dje në Universitetin Amerikan të Kosovës AUK, një ligjëratë me temë: "The Challenges of Independence".

Prishtinë, 3 dhjetor 2008

Para një audience të madhe studentësh, ministri Hyseni foli për sfidat që Kosova po ndesh çdo ditë në procesin e paspavarësisë, duke u ndalur po ashtu edhe në sfidat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në procesin e konsolidimit të saj.

Në ligjëratën e tij, ministri Hyseni bëri një historik të zhvillimeve në Kosovë që kanë çuar deri te pavarësia, me theks të posaçëm te procesi i negociatave, duke nisur me procesin e negociatave të Rambujesë.

Po ashtu, pjesë e ligjëratës së ministrit Hyseni ishin edhe përgatitjet që po bën Kosova për t’u anëtarësuar në organizatat e ndryshme politike dhe ekonomike, procesi i njohjeve, shërbimi diplomatik i Kosovës dhe funksionalizimin e tij etj.

Ligjërata e ministrit Hyseni ngjalli interesim të madh te studentët, çka u pa edhe në pyetjet e shumta që ata i parashtruan atij. Tematika e pyetjeve sillej rreth hapjes së ambasadave, decentralizimit, planit gjashtëpikësh etj. 

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Austri, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Austri, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Organizata NdërkombëtareZëvendësministri i Jashtëm Berisha takoi kardinalin shqiptar Ernest TroshaniMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë në Holandë, mbështetja holandeze për liberalizimin e vizave e rëndësisë së veçantë