Na ndiqni në:

Ministri Hyseni udhëton sot drejt Brukselit

Pas vizitës zyrtare në Londër, ku delegacioni i lartë kosovar ka pasur takime me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Braun dhe ministrin e Jashtëm David Miliband, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni do të udhëtojë drejt Brukselit.

Prishtinë, 20 nëntor 2008

Ministri Hyseni do të marrë pjesë në takimin e Grupit Mbikqyrës Ndërkombëtar (International Steering Group), i cili mbahet në nivel të drejtorëve të Ballkanit, më 21 nëntor. Në këtë takim, ministri Hyseni do të prezentojë permes një fjale, arritjet dhe zhvillimet në Kosovë, në të gjitha planet dhe aspektet. Po ashtu, ministri Hyseni do t’i përgjigjet interesimit të pjesëmarrësve.

Vizitën e tij në Bruksel, ministri Hyseni do ta shfrytëzojë edhe për takime me diplomatë të ndryshëm. 

Ministri i Jashtëm Pacolli: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave një moment i rëndësishëm historik për vendin dhe qytetarëtMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar do të bashkëpunojnë ngushtë në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në KosovëSekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, takoi zyrtaren e lartë gjermane, Kerstin Zielosko-Labonte, diskutohet për bashkëpunimin reciprok Zëvendësministri i Jashtëm Gjergj Deda vizitë zyrtare në Itali, kërkon thëllimin e bashkëpunimit mes dy vendeve