Na ndiqni në:

Gjatë vizitës në Haiti, Ministrit Hoxhaj i konfirmohet njohja nga ky shtet

Port-au-Prince, 10 shkurt 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me Ministrin e Punëve te Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë bërë publike njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Haiti.

Republika e Haitit është shteti i 87 që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Njohja nga ky shtet vjen në kohën, kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Republika e Haitit, është një shtet i Karaibeve  me sipërfaqe prej 27,750 kilometra katrorë, me popullsi prej rreth 9,8 milionë banorë dhe ka kryeqytet Port-au-Princin.

Zëvendësministri Hoti priti në takim sekretarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Mahmuti SkënderiAmbasadori Beqë Cufaj dorëzoi Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter SteinmeierMinistri i Jashtëm Pacolli priti homologun maqedonas Dimitrov, marrëdhëniet në mes dy vendeve shembull i bashkëpunimit në rajon Ministri i Jashtëm Pacolli: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave një moment i rëndësishëm historik për vendin dhe qytetarët