Na ndiqni në:

Vatikani vijon të ndjekë nga afër zhvillimet në Kosovë

Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së në Nju-Jork, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, ka zhvilluar një varg takimesh me ministra të jashtëm dhe ambasadorë të disa vendeve.

Nju-Jork, 12 nëntor 2008

Temë qendrore e takimeve ishin zhvillmet në Kosovës pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, si dhe procesi i njohjes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
Ministri Hyseni është takuar me Ipeshkvin Celestino Migllore, nunc apostolik, përfaqësues i përhershëm i Vatikanit në Organizatën e Kombeve të Bashkura, me të cilin ka biseduar gjatë për të gjitha zhvillimet në Kosovë pas shpallljes së pavarësisë. Ministri Hyseni e ka njohur nuncin apostolik me përparimet e Kosovës në fushën e legjislacionit dhe në atë të sigurisë, si dhe ka folur për procesin e njohjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Ministri Hyseni ka kërkuar nga nunci apostolik që Selia e Shenjtë të shqyrtojë në kohë sa më të shkurtër njohjen e Kosovës. "Ky do të ishte një veprim tepër i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, meqë Vatikani është selia që bashkon njerëzit", ka thënë ndër të tjera ministri Hyseni.
Nga ana tjetër, nunci apostolik ka theksuar se Vatikani, si edhe para shpalljes së pavarësisë, ndjek me kujdes të madh të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe përparimin e saj. Ai ka përgëzuar ministrin Hyseni për të arriturat e Kosovës. Nunci apostolik ka theksuar edhe një herë se Selia e Shenjtë çmon jashtëzakonisht shumë tolerancën ndërfetare në Kosovë. Sa i takon njohjes së Kosovës, ai ka siguruar ministrin Hyseni se Vatikani do ta shqyrtojë me seriozitetin më të madh këtë çështje. 

Zëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i jashtëm Pacolli takoi ambasadorin e Francës në Kosovë