Na ndiqni në:

Republika e Ganës, shteti i 86 që njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 23 janar 2012 – Republika e Ganës është shteti i 86 i botës, që ka njohur Republikën e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur.

Vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës, është marrë sot (e hënë), nga Qeveria e Ganës, ndërsa zyrtarisht i është komunikuar Zëvendëskryeministrit Pacolli nga Ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Alhaji Muhammad Mumuni. 

Ashtu siç është komunikuar nga Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, njohja nga Gana, ka ardhur pas një aktiviteti të ngjeshur diplomatik, që Pacolli ka zhvilluar në këtë shtet.

“Gana ka qenë ndër shtetet më të vështira të Afrikës, pasi që ndikimi i fqinjëve tanë veriorë ka qenë i madh. Megjithatë, kemi arritur që të bëjmë një punë të mirë. Unë në dhjetor të vitit të kaluar, në Nju Jork, zhvillova një takim edhe me Presidentin e këtij shteti, John Ata Mills, ndërsa kam pasur disa takime me Ministrin e Punëve të Jashtme, Mumuni. Jam i lumtur që njohja nga Gana, erdhi dhe unë jam optimist se njohjet për Kosovën do të vazhdojnë të vijnë”, ka thënë Zëvendëskryeministri Pacolli

Ministri i Jashtëm, Hoxhaj nënshkruan marrëveshje me BE-në për monitorimin e zgjedhjeveHoxhaj dënon sulmin ndaj ambasadores Çitaku: Akt i papranueshëm që dëmton KosovënKomunikatë për medie: Kosova shtrinë përfaqësimin diplomatik edhe në Oqeanin PaqësorAmbasadori Prenkaj në Berlin konfirmon përkushtimin e Kosovës për përmbushje të zotimeve nga procesi i Berlinit