Na ndiqni në:

Omani përkrah vullnetin e Kosovës për pavarësi

Ministri Hyseni pati një takim shumë të mirë me ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, z.Yusuf bin Alawi din Abdullah, me të cilin bisedoi gjatë për proceset në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.

Nju-Jork, 12 nëntor 2008

Ministri Hyseni ka njohur homologun e tij nga Omani me përparimet në Kosovë në fushën e sigurisë, të legjislacionit dhe ka kërkuar nga Omani njohje e përkrahje për të zhvilluar ekonominë e vendit. “Omani është një vend i rëndësishëm i botës arabe dhe njohja e Kosovës nga vendi Juaj do të hapet rrugë edhe për njohje të tjera përreth”, ka theksuar Hyseni.
Ministri i Jashtëm i Omanit ka uruar ministrin Hyseni për punën e institucioneve të Kosovës në favor të sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ai ka theksuar se Qeveria e Sulltanatit të Omanit përkrah vullnetin e Kosovës për pavarësi.
“Qeveria e Sulltanatit të Omanit nuk praktikon të bëjë deklarata njohjeje, por bën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ne shumë shpejt do të vendosim marrëdhëniet diplomatike me Kosovën”, tha ministri Yusuf bin Alawi bin Abdullah. 

Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo Šilhavy