Na ndiqni në:

Mozambiku mirëkupton vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

Ministri Hyseni, në vazhdën e takimeve, në të cilat ka kërkuar njohje për Kosovën, është pritur edhe nga ambasadori i Mozambikut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, z. Filipe Chidumo.

Nju-Jork, 12 nëntor 2008

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka njohur ambasadorin e Mozambikut me procesin që ka shpënë deri te pavarësia e Kosovës, si dhe i ka folur atij për historinë e Kosovës së pushtuar e kolonizuar nga Serbia. Ministri ka kërkuar njohjen e Kosovës shtet të pavarur nga ana e Mozambikut, “meqë vetëm duke u njohur, mund të ndihmohet një shtet i ri në rrugën e përparimit”. Ai ka theksuar se “Kosova ka nevojë për më shumë njohje nga vendet afrikane, ndër të cilat Mozambiku është një vend shumë i nderuar”.
Ambasadori Chidumo ka theksuar se qeveria Mozambikut ka ndjekur çështjen e Kosovës me shumë kujdes dhe se “qeveria dhe populli i tij mirëkupton vullnetin e përhershëm të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”. Ambasadori Chidumo ka njoftuar ministrin Hyseni se qeveria e Mozambikut po e shqyrton çështjen e njohjes së Kosovës dhe se në kohë optimale do të japë “lajmin e mirë për Kosovën”. 

Zëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli në Emirate të Bashkuara Arabe, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaciMinistri i jashtëm Pacolli takoi ambasadorin e Francës në KosovëZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha i reagon patriarkut serb: Deklarimet e tij janë konstatime për keqardhje dhe jashtë frymës së festës