Na ndiqni në:

Hyseni kërkon njohje nga vendet e CARICOM-it

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, gjatë qëndrimit në Nju-Jork, është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Bashkësisë së Shteteve të Karaibeve, z. Noel Sinclair, me të cilin ka biseduar për zhvilkimet në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, me theks të veçantë për procesin e njohjes.

Nju-Jork, 12 nëntor 2008

Ministri Hyseni ka kërkuar nga ambasadori Siclair që të përcjellë te vendet e CARICOM-it dëshirën e madhe të qeverisë dhe të popullit që Kosova të njihet nga vendet e kësaj organizate. Hyseni ka theksuar se Kosova deri më tash është njohur nga 52 vende anë e kënd botës, ndër të cilat 22 vende anëtare të Bashkimit Europian, pjesa më e madhe e vendeve të rajonit dhe vendet fqinjë.
Ambasadori Sinclair ka premtuar se do ta paraqesë para organizatës që përfaqëson kërkesën e ministrit Hyseni dhe se do të angazhohet për sensibilizimin e mëtejmë të kësaj organizate në raport me Kosovën. 

Ministri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesit e Fondacionit Heritage, vlerësohen arritjet e Kosovës në Indeksin për Liritë EkonomikeMinistri Jashtëm Pacolli takon Lordin Amad, diskutohet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në KosovëZëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takohet me Presidentin e Italisë Mattarella, Italia do të mbështet fuqishëm KosovënZëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës