Na ndiqni në:

Jemeni së shpejti do të shqyrtojë njohjen e Kosovës

Ministri Hyseni, gjatë qëndrimit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, është takuar edhe me z. Abdul-Kareem Al-Eryani, ish-kryemnistër i Jemenit, aktualisht këshilltar i presidentit, si dhe përfaqësuesin e përhershëm të këtij vendi në OKB, ambasadorin Abdul Alsaidi.

Nju-Jork, 12 nëntor 2008

Ministri Hyseni ka njohur z. Al-Eryani dhe z. Alsadi me procesin e njohjes së Kosovës, sidomos nga vendet islamike dhe ato arabe, si dhe ka kërkuar që Jemeni sa më parë që të jetë e mundur të shqyrtojë njohjen e Kosovës dhe t’u bashkohet vendeve që e kanë njohur atë.

Z. Al-Eryani u shpreh se vendi i tij së shpejti do të shqyrtojë njohjen e Kosovës, “meqë për Jemenin njohja e një vendi si Kosova nuk paraqet asnjë problem politik”. Ai ka siguruar ministrin Hyseni se do t’i sugjerojë presidentit të vendit të vet që këtë ta bëjë sa më parë që të jetë e mundur. 

Ministri i Jashtëm Pacolli uron shtetin e Izraelit për 70 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut KukësVijon vizita e ministrit të jashtëm të Kosovës në Sofje: takim me shefen e Komisionit të Politikës së jashtme të Kuvendit të Bullgarisë dhe pjesëmarrje në Forumin e Odave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeveMinistri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin vetëvrasës në Kabul që raportohet se mori jetën e më shumë se 31 personave