Na ndiqni në:

Ministri Hyseni ka falënderuar ambasadoren e Republikës së Naurusë për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Në një takim të veçantë, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës ka falënderuar ambasadoren e Republikës së Naurusë në OKB, znj. Marlene Moses, për njohjen e Kosovës nga vendi i saj, si dhe për votën kundër iniciativës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të marrë një mendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Nju-Jork, 11 nëntor 2008

Ministri Hyseni ka njohur ambasadoren e Republikës së Naurusë me përparimet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Ambasadorja ka shprehur kënaqësinë dhe ka përgëzuar ministrin Hyseni për përparimin në konsolidimin e institucioneve dhe të një shoqërie demokratike në Kosovë. Ajo ka theksuar se Republika e Naurusë mbetet përkrahëse e Republikës së Kosovës në të gjitha proceset. 

Zëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave