Na ndiqni në:

Ministri Skender Hyseni udhëtoi drejt Nju-Jorkut

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, udhëtoi sot drejt Nju-Jorkut, ku do të jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit, e cila do të mbahet më 11 nëntor.

Prishtinë, 09 nëntor 2008

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit është mbledhje periodike në të cilën raportohet për Kosovën. Formati i mbledhjes së 11 nëntorit ende nuk është bërë publik, ashtu sikurse nuk dihet ende nëse përpos raportit të UNMIK-ut për Kosovën, do të ketë apo jo fjalë të tjera.

Nëse formati zyrtar i mbledhjes e lejon këtë, ministri Hyseni është i gatshëm të marrë fjalën në këtë mbledhje. Fjala e tij do të përqëndrohet kryesisht në zhvillimet dhe progresin e Kosovës në të gjitha fushat, në periudhën mes dy mbledhjeve të fundit të Këshillit të Sigurimit.


Mbledhja e kaluar është mbajtur më 25 korrik dhe ministri Hyseni ka pasur të drejtën e fjalës. 

Ministri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli