Na ndiqni në:

Zyra Ndërlidhëse kroate ngrihet në nivel ambasade

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kroacisë, Dario Malnar i dorëzoi ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, letrën e ministrit të punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Jandrokovic, në të cilën njoftohet se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kroacisë ngrihet në nivel të Ambasadës.

Prishtinë, 7 nëntor 2008

Z. Dario Malnar do të mbetet i ngarkuari me punë deri në emërimin e ambasadorit të Republikës së Kroacisë në Prishtinë.

Në letrën e homologut kroat, drejtuar ministrit Hyseni, konfirmohet gadishmëria e Republikës së Kroacisë për zhvillim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë në interes forcimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Evropën Juglindore dhe në integrimet euroatlantike.

Kroacia është vendi i 14 që e ngre përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade. 

Ministri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave